Bota

Të paktën 4 të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

Katër persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën sot pasi një sulm i SHBA-së dhe Izraelit shënjestroi një ndërtesë banimi katërkatëshe në zonën Mehrshahr të qytetit iranian Karaxh

Şahin Demir  | 01.04.2026 - Përdıtësım : 01.04.2026
Të paktën 4 të vrarë dhe disa të plagosur nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

Stamboll

Katër persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën sot pasi një sulm i SHBA-së dhe Izraelit shënjestroi një ndërtesë banimi katërkatëshe në zonën Mehrshahr të qytetit iranian Karaxh, i vendosur në provincën Alborz të Iranit në perëndim të Teheranit, transmeton Anadolu.

Sipas raportimit nga Agjencia e Lajmeve Mehr e Iranit, bëhet e ditur se gjithashtu se pjesë të kryeqytetit Teheran u shënjestruan njëkohësisht në sulmet e mëngjesit.

Nuk pati deklarata zyrtare të menjëhershme lidhur me viktima të mundshme dhe shkallën e dëmeve në Teheran.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın