Bota

Të paktën 25 të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza pavarësisht armëpushimit

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se disa nga të plagosurit si pasojë e sulmeve izraelite janë në gjendje të rëndë

Betül Yılmaz  | 19.11.2025 - Përdıtësım : 19.11.2025
Të paktën 25 të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza pavarësisht armëpushimit Foto: Abood Abu Salama/AA

Gaza/Stamboll

Të paktën 25 palestinezë janë vrarë dhe 77 të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, duke shënuar një shkelje të re të një marrëveshjeje të brishtë armëpushimi që hyri në fuqi muajin e kaluar, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se disa nga të plagosurit si pasojë e sulmeve izraelite janë në gjendje të rëndë.

Në mbrëmje, ushtria izraelite nisi një seri sulmesh në disa zona në Gaza. Ushtria pretendoi se sulmet ishin në përgjigje të të shtënave me armë zjarri që shënjestruan forcën e saj në Rafah në Gazën jugore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.