Bota

Të paktën 2 të plagosur nga sulmet ajrore izraelite në kryeqytetin sirian

- Ushtria izraelite tha se ka sulmuar portën hyrëse të Kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Siriane në Damask.

Rania R.a. Abushamala  | 16.07.2025 - Përdıtësım : 16.07.2025
Të paktën 2 të plagosur nga sulmet ajrore izraelite në kryeqytetin sirian

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Të paktën dy persona u plagosën në një sulm ajror izraelit që shënjestroi Kompleksin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë siriane në Damask, tha agjencia shtetërore e lajmeve SANA, transmeton Anadolu.

Televizioni Sirian gjithashtu raportoi për të shtëna me armë pranë kompleksit, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ushtria izraelite, nga ana tjetër, tha se ka sulmuar portën hyrëse të Kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Siriane në Damask.

Ajo gjithashtu njoftoi se do të dërgojë përforcime në linjën kufitare me Sirinë.

Ky veprim vjen në mes të sulmeve të përsëritura ajrore izraelite në provincën jugore siriane të Suwaydas, e cila po përjeton trazira midis komuniteteve druze dhe beduine.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın