Bota

Të paktën 15 nxënës humbën jetën pas shpërthimit në një shkollë të Afrikës Qendrore

- Të paktën 15 nxënës humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një transformatori në Shkollën e Mesme "Barthelemy Boganda" në Bangui, kryeqytetin e Republikës së Afrikës Qendrore

Ahmet Emin Dönmez  | 26.06.2025 - Përdıtësım : 26.06.2025
Të paktën 15 nxënës humbën jetën pas shpërthimit në një shkollë të Afrikës Qendrore

Yaounde

YAOUNDE (AA) - Të paktën 15 nxënës humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një transformatori në Shkollën e Mesme "Barthelemy Boganda" në Bangui, kryeqytetin e Republikës së Afrikës Qendrore, transmeton Anadolu.

Sipas mediave lokale, në shkollë u përjetua panik bashkë me shpërthimin e transformatorit elektrik.

Në kohën e incidentit në objekt ndodheshin rreth 5.300 nxënës që po përgatiteshin për provimin e pranimit në universitet dhe se trazira që u shënua si pasojë e panikut shkaktoi humbje të jetëve.

Autoritetet njoftuan se të paktën 15 nxënës humbën jetën dhe se shumë njerëz të tjerë u plagosën.

Të plagosurit u transferuan në spitalet përreth dhe lidhur me ngjarjen ka nisur një hetim.

Ndërkohë vihet në dukje se hetimet e detajuara për shkakun e shpërthimit janë duke vazhduar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.