Të paktën 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmin ajror rus në Kiev të Ukrainës
Sulmet, të cilat filluan mbrëmë dhe vazhduan deri në orët e para në mëngjesin e sotëm, shënjestruan disa lagje të Kievit, duke dëmtuar ndërtesa banimi, shkolla dhe infrastrukturë kritike

Shkup
Të paktën 14 persona u vranë dhe më shumë se 40 u plagosën pasi forcat ruse nisën një sulm të kombinuar me raketa dhe dronë në kryeqytetin e Ukrainës gjatë natës, raportuan autoritetet lokale, transmeton Anadolu.
Sulmet, të cilat filluan mbrëmë dhe vazhduan deri në orët e para në mëngjesin e sotëm, shënjestruan disa lagje të Kievit, duke dëmtuar ndërtesa banimi, shkolla dhe infrastrukturë kritike.
Sulmet, të cilat filluan mbrëmë dhe vazhduan deri në orët e para në mëngjesin e sotëm, shënjestruan disa lagje të Kievit, duke dëmtuar ndërtesa banimi, shkolla dhe infrastrukturë kritike.
🔗 https://t.co/l9zPoqx0Sy pic.twitter.com/hBRT7swBkW
"Raportet paraprake tregojnë 14 viktima në Kiev, por numrat ende po verifikohen", tha Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake komunale të Kievit.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës (DSNS) raportoi se u goditën 27 vende në të gjithë kryeqytetin.
Personeli i emergjencës, përfshirë policinë, mjekët dhe vullnetarët, mbeten në vendngjarje, duke ndihmuar të mbijetuarit dhe duke pastruar rrënojat.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.