Bota

Sulmi SHBA–Izrael godet një depo nafte në Teheran, zjarri dhe tymi vazhdojnë të ngrihen

Autoritetet thanë se disa cisterna karburanti dhe automjete u dëmtuan ndërsa zjarri u përhap në pjesë të depos

Abdulbesar Ademi  | 08.03.2026 - Përdıtësım : 08.03.2026
Sulmi SHBA–Izrael godet një depo nafte në Teheran, zjarri dhe tymi vazhdojnë të ngrihen

Teheran

Tym i dendur vazhdon të ngrihet në qiell nga depoja e naftës Shahran në kryeqytetin iranian Teheran, pas një sulmi që i atribuohet SHBA-së dhe Izraelit, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve lokale, sulmi shkaktoi shpërthime dhe dëme të konsiderueshme në vendin e magazinimit të karburantit.

Autoritetet thanë se disa cisterna karburanti dhe automjete u dëmtuan ndërsa zjarri u përhap në pjesë të depos.

Një zyrtar nga Ministria e Naftës e Iranit tha për agjencinë e lajmeve Fars se tre depo nafte në Teheran dhe në qytetin e afërt Karaj u shënjestruan në sulme.

Kompania Kombëtare Iraniane për Rafinerinë dhe Shpërndarjen e Naftës tha se rezervat e karburantit në depot e goditura ishin ulur më parë në nivele minimale dhe se furnizimi me karburant po vazhdon përmes burimeve alternative.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın