Sulmi izraelit në Gazën qendrore vret 1 foshnje dhe 4 të tjerë
Trupat e vrarë nga sulmi izraelit u dërguan në Spitalin Al-Awda, ku të afërmit e foshnjës qanin nga pikëllimi duke mbajtur trupin e vogël të mbështjelle me një batanije ngjyrë kafe

Shkup
Një sulm ajror izraelit ka shënjestruar një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore, duke vrarë të paktën pesë persona, përfshirë një foshnje, raporton Anadolu.
Trupat e vrarë nga sulmi izraelit u dërguan në Spitalin Al-Awda, ku të afërmit e foshnjës qanin nga pikëllimi duke mbajtur trupin e vogël të mbështjelle me një batanije ngjyrë kafe.
Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë me bazë na Gaza njoftoi se të paktën 56.156 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.
Ministria palestineze gjithashtu njoftoi se vetëm në 24 orët e fundit 79 trupa u sollën në spitale, me 391 persona të tjerë të plagosur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të palestinezëve të plagosur nga sulmet izraelite në 132.239.
“Shumë viktima akoma mbeten të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk mund t’i arrijnë ato”, tha ministria.
Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndërmarrë një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 56 mijë palestineze, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.