Bota

Sulmi izraelit në Gaza lë babanë palestinez të verbër dhe vret djalin tij të vetëm

"U përpoqa ta ndihmoja djalin tim, por nuk munda për shkak të plagëve nga shrapnelat në trupin tim", tha Ahmed Harzallah për Anadolu

Lina Altawell  | 27.01.2026 - Përdıtësım : 27.01.2026
Sulmi izraelit në Gaza lë babanë palestinez të verbër dhe vret djalin tij të vetëm

Stamboll

Ahmed Harzallah i kalon ditët e tij të mbyllur në shtrat në një shtëpi të vogël në kampin e refugjatëve Shati në qytetin e Gazës, duke mbajtur fort rrobat e të birit, ndërsa trupi dhe jeta e tij rikuperohen nga një sulm ajror izraelit që vrau djalin dhe e la të verbër, raporton Anadolu.

Harzallah 41-vjeç humbi djalin e tij të vetëm, Odai 13-vjeç dhe shikimin e tij në një sulm me dron izraelit pranë një strehimore në perëndim të qytetit të Gazës gjatë luftës gjenocidale të Izraelit në enklavë. Sulmi goditi pranë një shkolle të drejtuar nga agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), e cila ishte shndërruar në një strehë për civilët e zhvendosur.

Harzallah tha se kishte dalë rreth orës 9 të mbrëmjes sipas orës lokale për të kërkuar Odai-n, i cili shpesh luante me shoktë. Ata folën shkurt dhe qeshën së bashku, të pavetëdijshëm se do të ishin momentet e tyre të fundit. Minuta më vonë, një dron izraelit që fluturonte në lartësi të ulët goditi zonën, duke shkaktuar shpërthim të fuqishëm që shpërndau flakë, tym dhe trupa civilësh rreth strehimores.

Shpërthimi e hodhi Harzallahun përtokë dhe e la të paaftë të lëvizte. Ai thirri vazhdimisht të birin, por nuk mori përgjigje. Shrapnela e shqyeu trupin e Odait, duke e hedhur disa metra larg, tha Harzallahu.

"Djali im ishte rreth dy metra larg meje. U përpoqa ta ndihmoja, por nuk munda për shkak të plagëve nga shrapnelat në trupin tim", tha ai. Ambulancat më vonë e çuan me nxitim djalin e plagosur në kompleksin mjekësor Al-Shifa në qytetin perëndimor të Gazës.

Mjekët u përpoqën ta shpëtonin djalin, por Odai vdiq rreth katër orë pasi hyri në operacion, sipas Harzallahut.


- Shpresa që po shuhet

Harzallahu u transferua në spitalin Al-Quds në lagjen Tal al-Hawa për shkak të kapacitetit të kufizuar mjekësor në Al-Shifa. Ndërsa iu nënshtrua disa operacioneve, ai nuk e dinte se djali i tij kishte vdekur dhe ishte varrosur mëngjesin tjetër.

Harzallah tha se Odai kishte qenë një figurë qendrore në familje, duke ndihmuar në kujdesin për katër motrat e tij, më e madhja 15-vjeçe dhe më e vogla vetëm 1-vjeçe.

Brenda dhomës ku tani kalon pjesën më të madhe të kohës, Harzallah i shtrëngon rrobat e të birit, duke i puthur dhe duke i nuhatur ato sikur shpreson ta sheh përsëri.

Lëndimet e Harzallahut shkojnë përtej verbërisë. Mjekët i prenë tre gishtërinj të këmbës së majtë dhe një gisht të dorës së djathtë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın