Bota

Sulmi izraelit godet një ndërtesë banimi në Gaza mes gjenocidit të vazhdueshëm

Pamjet kanë kapur momentin kur ushtria izraelite goditi një shtëpi të evakuuar më parë në kamp, duke shkaktuar dëme të rënda në shumë ndërtesa aty pranë. Re të dendura tymi u panë duke u ngritur nga zona pas sulmit

Abdulbesar Ademi  | 27.06.2025 - Përdıtësım : 27.06.2025
Sulmi izraelit godet një ndërtesë banimi në Gaza mes gjenocidit të vazhdueshëm

Gaza

Një sulm izraelit ka shënjestruar një ndërtesë banimi në kampin e refugjatëve Al-Shati në Gaza, raporton Anadolu.

Pamjet kanë kapur momentin kur ushtria izraelite goditi një shtëpi të evakuuar më parë në kamp, duke shkaktuar dëme të rënda në shumë ndërtesa aty pranë. Re të dendura tymi u panë duke u ngritur nga zona pas sulmit.

Një seri sulmesh ajrore dhe artilerie izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që nga mëngjesi i sotëm kanë vrarë të paktën 54 palestinezë, përfshirë nëntë person në kërkim të ndihmave, derisa lufta gjenocidale e Izraelit në enklavën e rrethuar vazhdon në mënyrë të pandërprerë.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka vazhduar me gjenocidin e saj kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 56.300 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavë palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.