Sulmet raketore mes Izraelit dhe Iranit vazhduan gjatë natës
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit tha se operacionet do të vazhdojnë në një mënyrë të qëndrueshme, komplekse, shumështresore dhe graduale

Shkup
Ushtria izraelite njoftoi se ka zbuluar lëshime të reja raketash nga Irani, transmeton Anadolu.
Irani nisi mbrëmë një valë të re sulmesh me raketa që synonin Izraelin.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit tha se operacionet do të vazhdojnë në një mënyrë të qëndrueshme, komplekse, shumështresore dhe graduale.
🔴Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit tha se operacionet do të vazhdojnë në një mënyrë të qëndrueshme, komplekse, shumështresore dhe graduale.
🔗 https://t.co/e4J4T1oxz7 pic.twitter.com/7Dia7SjmGO
"Forcat Ajrore Izraelite po kryejnë aktualisht një seri sulmesh në zonën e Teheranit", tha ushtria izraelite në një deklaratë me shkrim.
Pak para kësaj deklarate, ushtria izraelite kërcënoi me sulme dhe kërkoi evakuimin e një zone të madhe në Teheran.
Izraeli poashtu kreu sulme raketore ndaj Universitetit "Imam Husein" në verilindje të Teheranit.
- Konflikti Izrael-Iran
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga e premtja, kur Izraeli nisi sulme ajrore të koordinuara në shumë vende në të gjithë Iranin, përfshirë objekte ushtarake dhe bërthamore, duke bërë që Teherani të nisë sulme hakmarrëse.
Autoritetet izraelite thanë se të paktën 24 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa iraniane që atëherë.
Irani tha se të paktën 224 persona janë vrarë dhe mbi 1.000 të tjerë janë plagosur në sulmin izraelit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.