Sulmet izraelite godasin një strehë në një shkollë në Gaza, të paktën pesë të vrarë
- Sulmi shkaktoi një zjarr të madh në Kampin e Refugjatëve Bureij, ku ndodhet shkolla që strehonte palestinezë të zhvendosur

Shkup
GAZA (AA) - Të paktën pesë palestinezë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në një sulm izraelit që kishte në shënjestër Shkollën Abu Helou, ku shumë palestinezë të zhvendosur ishin strehuar, raporton Anadolu.
Sulmi shkaktoi një zjarr të madh në Kampin e Refugjatëve Bureij, ku ndodhet shkolla që strehonte palestinezë të zhvendosur.
Duke hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka vazhduar me ofensivën brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 58.500 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.