Bota

Sulmet izraelite godasin kampin që strehon familjet e zhvendosura në Gazën qendrore

Izraeli ka vrarë më shumë se 62.190 palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke

Alban Agushi  | 21.08.2025 - Përdıtësım : 21.08.2025
Sulmet izraelite godasin kampin që strehon familjet e zhvendosura në Gazën qendrore Foto: Ali Jadallah/AA

Tiranë

Sulmet izraelite sot goditën tendat që strehonin palestinezët e zhvendosur në Deir al-Balah, në Rripin qendror të Gazës, duke shkaktuar shkatërrime të gjera në një kamp që strehonte rreth 200 familje, raporton Anadolu.

Izraeli ka vrarë më shumë se 62.190 palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın