Bota

Sulm në një xhami në Nigeri, 7 të vdekur

Vetëvrasësi me bombë hyri në xhaminë në provincën Kondugi, e cila ndodhet në afërsi të qytetit Borno që është zemra e organizatës terroriste Boko Haram

Ekip  | 23.07.2018 - Përdıtësım : 23.07.2018
Sulm në një xhami në Nigeri, 7 të vdekur

Maiduguri

MAIDUGURI (AA) - Së paku shtatë persona janë vrarë, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur sot gjatë një sulmi me bombë në një xhami në verilindje të Nigerisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vetëvrasësi me bombë hyri në xhaminë në provincën Kondugi, e cila ndodhet në afërsi të qytetit Borno që është zemra e organizatës terroriste Boko Haram.

“Vetëvrasësi me bombë hyri në xhami rreth orës pesë të mëngjesit sipas kohës lokale dhe detonoi bombën e lidhur për trupin e tij, teksa besimtarët kryenin lutjet e tyre. Iu bashkova të tjerëve në nxjerrjen e shtatë kufomave nga xhamia, ndërsa tetë persona po ashtu u lënduan”, tha për AA banori lokal, Sheriff Moh.

Abbe Sunome, një dëshmitar tjetër, tha se pas shpërthimit ka parë shtatë kufoma të përgjakura që janë nxjerrë nga rrënojat e xhamisë. Po ashtu tha se ishte disa metra larg xhamisë kur ndodhi shpërthimi.

Nëpunësi lokal tha se të lënduarit janë transportuar në spitalin shtetëror në Maiduguri. Ai po ashtu konfirmoi se gjatë sulmit janë lënduar tetë persona.

Policia dhe ushtria nuk kanë dhënë asnjë konfirmim zyrtar mbi incidentin.

Asnjë grup terrorist nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë, por banorët akuzojnë organizatën terroriste Boko Haram që më parë ka kryer sulme të ngjashme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın