Bota

Australi, sulmi me thikë trajtohet si akt terrorist

Sulmuesi në qendër të qytetit doli nga automjeti, i cili më pas u përfshi nga flakët dhe sulmoi tre kalimtarë me armë të ftohtë para se të qëllohej nga policia

Ekip  | 09.11.2018 - Përdıtësım : 11.11.2018
Australi, sulmi me thikë trajtohet si akt terrorist

Sydney

MELBOURNE (AA) - Policia e Australisë ka njoftuar se sulmi i sotëm me thikë nga një person, i cili therri tre vetë, njëri nga të cilët ndërroi jetë në Melbourne, lidhet me terrorizmin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia bën të ditur se sulmuesi në qendër të qytetit doli nga automjeti, i cili më pas u përfshi nga flakët dhe sulmoi tre kalimtarë me armë të ftohtë para se të qëllohej nga policia. Sulmuesi më vonë vdiq në spital. Poashtu edhe njëri nga të sulmuarit humbi jetën në vendngjarje ndërsa dy të plagosurit e tjerë u shtruan në spital.

Graham Ashton, komisari i policisë në Victoria, tha se i dyshuari, i cili ishte me origjinë nga Somalia, ishte i njohur paraprakisht për forcat e rendit dhe se sulmi trajtohet si sulm terrorist.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın