Bota

Sulm me dron shënjestron një fushë të madhe nafte në jug të Irakut

Një sulm me dron ka shënjestruar fushën e naftës Majnoon, një nga objektet më të mëdha energjetike në jug të Irakut

Rania R.a. Abushamala  | 16.03.2026 - Përdıtësım : 16.03.2026
Sulm me dron shënjestron një fushë të madhe nafte në jug të Irakut

Stamboll

Një sulm me dron ka shënjestruar fushën e naftës Majnoon, një nga objektet më të mëdha energjetike në jug të Irakut, transmeton Anadolu.

Agjencia e lajmeve Baghdad njoftoi se fusha, e vendosur në lindje të Basrës, u godit nga dy dronë. Ende nuk ka informacione për viktima të mundshme ose dëme materiale.

Përshkallëzimi rajonal është intensifikuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri tani rreth 1.300 persona, përfshirë liderin suprem të atëhershëm, Ayatollah Ali Khamenei.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit, për të cilat thotë se strehojnë “asete ushtarake amerikane”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.