Bota

Sulm me dron ndaj një fabrike në Erbil të Irakut

Sipas burimeve lokale, një fabrikë midis qendrës së qytetit të Erbilit dhe lagjes Habat u shënjestrua të paktën dy herë

Haydar Şahin  | 01.04.2026 - Përdıtësım : 01.04.2026
Sulm me dron ndaj një fabrike në Erbil të Irakut

Ankara

Një fabrikë në Erbil të Irakut u sulmua disa herë nga dronë kamikazë, duke shkaktuar zjarr, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve lokale, një fabrikë midis qendrës së qytetit të Erbilit dhe lagjes Habat u shënjestrua të paktën dy herë. Një shpërthim ndodhi në fabrikë pas sulmit me dron, i ndjekur nga një zjarr.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë edhe një dron tjetër që mbërrin dhe bie në të njëjtin vend ndërsa zjarri ishte aktiv.

Sipas zyrtarëve të Qeverisë Rajonale të Kurdistanit Irakian (IKRG), më shumë se 500 sulme me raketa dhe dronë janë kryer kundër Erbilit, Sulaymaniyah, Duhok dhe Halabja që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın