Bota

Sulm me bombë në Somali, raportohet për shumë viktima

Shumë persona e kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me bombë ndaj një minibusi në Somali

Gökhan Kavak  | 14.04.2021 - Përdıtësım : 15.04.2021
Sulm me bombë në Somali, raportohet për shumë viktima Foto: AA/Arhiv

Stamboll

Shumë persona e kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me bombë ndaj një minibusi në Somali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat lokale, një eksploziv i vendosur në një rrugë në rajonin e Shabelle-s Qendrore, ka shpërthyer gjatë kalimit të një minibusi me 24 pasagjerë.

Theksohet se shumë persona e kanë humbur jetën në këtë sulm.

Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın