Sulm me bombë në Somali, të paktën 10 të vdekur
Një mjet shpërthyes i bërë me dorë shpërtheu derisa autobusi i pasagjerëve po kalonte jashtë qytetit Kismayo në provincën Jubaland

Stamboll
Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën në Somali si pasojë e një sulmi me bombë ndaj një autobusi pasagjerësh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të Televizionit Kombëtar Somali (SNTV), një mjet shpërthyes i bërë me dorë shpërtheu derisa autobusi i pasagjerëve po kalonte jashtë qytetit Kismayo në provincën Jubaland.
Të paktën 10 civilë humbën jetën ndërsa 3 të tjerë u plagosën nga shpërthimi në fjalë.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Organizata terroriste Al-Shabaab, e cila kontrollon disa fshatra dhe qytete në jug të vendit, kryen shpesh sulme me bomba që synojnë forcat e sigurisë dhe vendbanimet civile në kryeqytetin Mogadishu dhe qytetet kryesore.