Bota

Sulm kundër policisë në Meksikë, 5 të vdekur dhe 2 të plagosur

Sipas raporteve në mediat lokale, persona të armatosur nga një furgon hapën zjarr ndaj një patrulle të policisë e cila ishte në detyrë gjatë rrugës për në Apacheo el Alto në qytetin Guanajuato

Sinan Doğan  | 03.07.2020 - Përdıtësım : 03.07.2020
Sulm kundër policisë në Meksikë, 5 të vdekur dhe 2 të plagosur Foto: AA/Arhiv

Ankara

Si pasojë e një sulmi të armatosur kundër policisë meksikane, pesë oficerë të policisë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raporteve në mediat lokale, persona të armatosur nga një furgon hapën zjarr ndaj një patrulle të policisë e cila ishte në detyrë gjatë rrugës për në Apacheo el Alto në qytetin Guanajuato. 

Sulmuesit u larguan nga vendi, ndërsa policët e plagosur u dërguan në spital. 

Sekretari i sigurisë në Guanajuato, Alvar Cabeza de Vaca, tha se ishte nisur një operacion në zonë për të zbuluar sulmuesit. 

"Një sulm frikacak dhe i pabesë u krye mbi oficerët tanë të policisë. Fatkeqësisht, pesë anëtarë të forcave të sigurisë humbën jetën", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın