Bota

Sulm i armatosur në Toronto, dy të vdekur dhe 13 të plagosur

Në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë që gjendet në rrezik jete

Dildar Baykan  | 23.07.2018 - Përdıtësım : 24.07.2018
Sulm i armatosur në Toronto, dy të vdekur dhe 13 të plagosur

Toronto

TORONTO (AA) – Së paku dy persona janë vrarë, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të armatosur që ndodhi mbrëmë në qytetin kanadez Toronto, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria policore njoftoi se një sulmues i paidentifikuar hapi zjarri në kuartin Grentown duke shkaktuar vdekjen e së paku dy personave, ndërsa plagosi 13 të tjerë.

Në njoftimin theksohet se policia intervenoi dhe vrau sulmuesin.

Në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë që gjendet në rrezik jete.

Zëdhënësi i policisë Mark Pugash deklaroi se hetimi mbi incidentin është në rrjedhë dhe se ende është herët të flitet për lidhjen e mundshme të rastit me terrorizëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın