Bota

Sulm i armatosur në Burkina Faso, dhjetëra të vdekur

Personeli ushtarak po shoqëronte pesë autobusë të punonjësve të kompanisë Semafo si dhe kontraktorët dhe furnizuesit

Barry Ellsworth  | 07.11.2019 - Përdıtësım : 08.11.2019
Sulm i armatosur në Burkina Faso, dhjetëra të vdekur

Trenton

Gjatë një sulmi të kryer sot mbi karvanin i cili shkonte drejt minierës së arit në pronësi kanadeze në Burkina Faso, kanë humbur jetën 37 persona dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Semafo, kompania e minierave të arit në Montreal që zotëron minierën Boungou, tha se sulmi ndodhi rreth 40 kilometra nga miniera.

Personeli ushtarak po shoqëronte pesë autobusë të punonjësve të kompanisë Semafo, si dhe kontraktorët dhe furnizuesit.

Kompania tha se miniera është e sigurtë dhe operacionet e saj nuk preken.

Sulmi është kryer në vendet e minierave Fada dhe Boungou të kompanisë. Raportet theksojnë se një pajisje artizanale (IED) kishte shpërthyer dhe më pas disa sulmues të armatosur filluan të shtijnë me armë.

"Kompania dëshiron të shprehë ngushëllimet e saj ndaj familjeve të viktimave, si dhe mbështetjen e saj të fortë ndaj forcave të sigurisë në Burkina Faso", tha Semafo në një njoftim.

"Kanadaja dënon sulmin e sotëm kundër karvanit të punonjësve të kompanisë kanadeze të minierave Semafo dhe forcave të sigurisë që i mbronin ata", tha Angela Savard, zëdhënësja e Global Affairs Canada.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın