Bota

Sulm afër bazës ajrore amerikane në Afganistan, një i vdekur

Wahida Shahkar, zëdhënësja e Zyrës së Guvernatorit të Parwan-it, për AA tha se sulmuesit kanë shënjestruar me autobombë një qendër shëndetësore në afërsi të bazës ajrore Bagram

Sayed Khodaberdi Sadat  | 11.12.2019 - Përdıtësım : 12.12.2019
Sulm afër bazës ajrore amerikane në Afganistan, një i vdekur

Kabul

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 80 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me autobombë në afërsi të bazës ajrore Bagram të SHBA-ve pranë kryeqytetit të Afganistanit, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

Wahida Shahkar, zëdhënësja e Zyrës së Guvernatorit të Parwan-it, për AA tha se sulmuesit kanë shënjestruar me autobombë një qendër shëndetësore në afërsi të bazës ajrore Bagram.

Ajo tregoi se pas sulmit me bombë sulmuesit kanë hyrë në qendrën shëndetësore prej ku kanë nisur të përleshen me forcat e sigurisë, duke potencuar se përleshjet ende vazhdojnë.

Shahkar tha se si pasojë e sulmit një person ka humbur jetën ndërsa 80 të tjerë janë plagosur dhe se shtëpitë përreth kanë pësuar dëme.

Përgjegjësinë mbi sulmin e morën talebanët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın