Bota

Suedi, qëllohen me armë pesë persona nga të shtënat në një shkollë

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar pas incidentit të të shtënave në qytetin Orebro

Burak Bir  | 04.02.2025 - Përdıtësım : 04.02.2025
Suedi, qëllohen me armë pesë persona nga të shtënat në një shkollë

Londër

Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në një shkollë në pjesën qendrore të Suedisë, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve të mediave lokale, një operacion i madh policor është duke u zhvilluar pas incidentit të të shtënave.

Operacioni policor zhvillohet në shkollën Campus Risbergska në Orebro, një qytet që ndodhet 200 kilometra në perëndim të Stokholmit, njoftoi transmetuesi SVT.

Në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet e shpëtimit dhe ambulanca, ndërsa akoma nuk dihet shkalla e lëndimeve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın