Bota

Sudan, çdo ditë 20 mijë njerëz braktisin shtëpitë e tyre për shkak të luftës civile

"Çdo ditë në Sudan, 20 mijë njerëz, gjysma e të cilëve janë fëmijë, detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre", thotë Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM)

Muhammet İkbal Arslan  | 15.04.2024 - Përdıtësım : 16.04.2024
Sudan, çdo ditë 20 mijë njerëz braktisin shtëpitë e tyre për shkak të luftës civile

Gjenevë

Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM) tha se në Sudan ku po zhvillohet luftë civile çdo ditë 20 mijë njerëz detyrohen të lënë shtëpitë e tyre ku gjysma e tyre janë fëmijë, transmeton Anadolu.

IOM në një deklaratë me shkrim në 1-vjetorin e luftës civile në Sudan tha se "Çdo ditë në Sudan, 20 mijë njerëz, gjysma e të cilëve janë fëmijë, detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre".

Theksohet se 53 për qind e të zhvendosurve janë fëmijë nën moshën 18-vjeç.

Numri i personave të zhvendosur për shkak të luftës që filloi mes ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (HDK) në Sudan më 15 prill 2023, i ka kaluar 8.6 milionë dhe se shumë prej tyre ishin zhvendosur shumë herë më parë.

Më tej bëhet e ditur se 6.6 milionë njerëz u zhvendosën me forcë brenda vendit ndërsa lufta prishi aktivitetet ekonomike dhe dëmtoi linjat e furnizimit dhe të ndihmës.

Në deklaratë thuhet se 5 milionë njerëz në Sudan janë në prag të urisë dhe ka pasiguri të madhe ushqimore.

Rreth 2 milionë njerëz ikën nga Sudani në vendet fqinje, 730.550 shkuan në Çad, 629.902 në Sudanin e Jugut, 514.827 në Egjipt, 119.525 në Etiopi, 29.444 në Republikën e Afrikës Qendrore dhe 7.620 në Libi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın