Bota

Stuhia tropikale godet Filipinet, humbin jetën 19 persona

Autoritetet filipinase po hetojnë 11 vdekje të tjera të dyshuara si të shkaktuara nga stuhia tropikale, e cila shkaktoi rrëshqitje toke dhe përmbytje

Ekip   | 14.10.2021
Stuhia tropikale godet Filipinet, humbin jetën 19 persona

Manila

Një stuhi tropikale që goditi Filipinet ka shkaktuar vdekjen e të paktën 19 personave ndërsa 14 të tjerë llogariten si të zhdukur, theksuan sot autoritetet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet filipinase thonë se po hetojnë 11 vdekje të tjera të dyshuara si të shkaktuara nga stuhia tropikale "Kompas", e cila shkaktoi rrëshqitje toke dhe përmbytje derisa lëvizte të hënën mbi skajin verior të ishujve në Azi-Paqësor.

Si rezultat i stuhisë që arriti fuqinë e tajfunit, një person tjetër humbi jetën në Hong Kong.

Stuhia u dobësua pasi goditi provincën ishullore kineze Hainan duke lëvizur drejt Vietnamit me erëra me një shpejtësi maksimale prej 65 kilometrash në orë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın