Stuhia "Bualoi" godet Tajlandën, të paktën 7 të vdekur dhe mijëra të prekur
Katastrofa ka prekur të paktën 16.740 familje ose 60.294 persona në total

Ankara
Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë janë prekur nga shirat e rrëmbyeshëm nga stuhia tropikale "Bualoi" në Tajlandë që nga 28 shtatori, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje toke në 18 provinca, transmeton Anadolu.
Siç raporton "Thai Enquirer", katastrofa ka prekur të paktën 16.740 familje ose 60.294 persona në total. Viktimat janë dy gra dhe pesë burra ndërsa tre të tjerë gjithashtu mbeten të zhdukur.
Ndërkohë, stuhia tjetër tropikale "Matmo", po i afrohet Filipineve. Pritet të kalojë ishullin Luzon dhe më vonë gjatë ditës të përfshijë pjesën e sipërme të Detit të Kinës Jugore, përpara se të drejtohet drejt ishullit Hainan dhe të arrijë në Kinën jugore më 5-6 tetor.
Si pasojë e stuhisë "Bualoi" në Vietnam, deri më tani kanë humbur jetën 49 persona, 16 janë të zhdukur dhe 153 të tjerë janë plagosur. Rreth 200 shtëpi u shkatërruan dhe 169 mijë të tjerë pësuan dëme ose mbetën pa çati.
Dëmet fillestare vlerësohen në më shumë se 12.7 trilionë dongë vietnamezë (481.1 milionë dollarë), ndërsa rreth 64.800 ndërtesa gjithashtu u përmbytën.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.