Bota

Studimi zbulon se flokët gri lidhen me mekanizmin mbrojtës të trupit kundër kancerit

Është rezultat i qelizave burimore të dëmtuara në folikulat e flokëve që vetëshkatërrohen për të parandaluar zhvillimin e kancerit të lëkurës

Melike Pala  | 28.10.2025 - Përdıtësım : 28.10.2025
Studimi zbulon se flokët gri lidhen me mekanizmin mbrojtës të trupit kundër kancerit Murat Bakmaz

Bruksel

Flokët gri mund të jenë më shumë sesa thjesht një shenjë e plakjes, pasi mund të pasqyrojnë mekanizmin natyror mbrojtës të trupit kundër kancerit, sipas një studimi të ri nga Universiteti i Tokios, transmeton Anadolu.

Një studim i botuar në "Nature Cell Biology" zbuloi se flokët e bardhë vijnë nga qelizat burimore të dëmtuara në folikulat e flokëve që vetë-eliminohen për të parandaluar zhvillimin e melanomës, një lloj kanceri të lëkurës.

Hulumtuesit e udhëhequr nga Emi Nishimura dhe Yasuaki Mohri analizuan qelizat burimore përgjegjëse për prodhimin e melanociteve, qelizat e pigmentit që i japin ngjyrë flokëve dhe lëkurës.

Ata zbuluan se kur këto qeliza burimore pësojnë dëmtime serioze të ADN-së, ato ndalojnë së ripërtëriri dhe vetë-shkatërrohen, duke parandaluar që qelizat e dëmtuara të ndahen dhe përhapin mutacione potencialisht kancerogjene. Ky proces çon në flokë gri ose të bardhë.

Procesi drejtohet nga aktivizimi i molekulave kryesore të sinjalizimit që shkaktojnë vetë-eliminimin e qelizave. Megjithatë, nën ekspozimin ndaj disa kancerogjenëve siç është rrezatimi ultraviolet B, të njëjtat qeliza burimore mund të vazhdojnë të ripërtërihen dhe të shumohen.

Studiuesit theksojnë se flokët gri ose të bardhë nuk mbrojnë drejtpërdrejt nga kanceri, studimi ofron njohuri të reja se si sistemet mbrojtëse të trupit balancojnë midis vdekjes qelizore dhe rritjes së pakontrolluar.

"Këto gjetje zbulojnë se e njëjta popullatë qelizash staminale mund të ndjekë fate të kundërta (shterim ose zgjerim) në varësi të llojit të stresit dhe sinjaleve mikroambientale. Kjo ripërcakton thinjat e flokëve dhe melanomën jo si ngjarje të palidhura, por si rezultate të ndryshme të përgjigjeve të qelizave staminale ndaj stresit", tha Nishimura.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın