Bota

Studim, trajtimi i personalizuar me vitaminë D përgjysmon rrezikun e sulmit të dytë në zemër

Në kuadër të studimit, 630 pacientë që kishin pësuar më parë sulm në zemër u ndoqën midis prillit të vitit 2017 dhe marsit të vitit 2025

Damla Delialioğlu  | 10.11.2025 - Përdıtësım : 10.11.2025
Studim, trajtimi i personalizuar me vitaminë D përgjysmon rrezikun e sulmit të dytë në zemër

Ankara

Sipas një studimi të zhvilluar në SHBA, trajtimi i personalizuar me vitaminë D te pacientët që kanë patur më parë sulm në zemër, zbuloi se e përgjysmon rrezikun e sulmit të dytë në zemër, transmeton Anadolu.

Sipas uebfaqes "Science Daily", u shqyrtua efekti i suplementeve të personalizuara të vitaminës D në rrezikun e sulmit të dytë në zemër te pacientët që kanë patur sulm në zemër. Në kuadër të studimit, 630 pacientë që kishin pësuar më parë sulm në zemër u ndoqën midis prillit të vitit 2017 dhe marsit të vitit 2025.

Pjesëmarrësit u ndanë rastësisht në dy grupe; njëri grup nuk mori vitaminë D ndërsa grupi tjetër mori suplemente të personalizuara të vitaminës D.

Si rezultat i eksperimenteve klinike në të cilat u monitoruan nivelet e gjakut të pacientëve ku doza e vitaminës D u rregullua sipas pacientit, u përcaktua se pacientët të cilëve iu dha vitamina D kishin 50 për qind më pak mundësi për të patur sulm të dytë në zemër.

Studimi, i cili gjurmoi ngjarjet "e mëdha kardiovaskulare" si sulmi në zemër, goditja në tru dhe pamjaftueshmëria kardiake, zbuloi se 107 nga pjesëmarrësit kishin zhvilluar këto gjendje.

Nuk kishte ndonjë ndryshim të rëndësishëm në incidencën e ngjarjeve të mëdha kardiake midis dy grupeve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın