Bota

Studentët tubohen në Madrid në mbështetje të Flotiljes Globale "Sumud"

Studentët u mblodhën sot në kryeqytetin spanjoll për të protestuar në solidaritet me Palestinën dhe për të mbështetur Flotiljen Globale "Sumud", e cila u shënjestrua nga sulmet izraelite

Ajdin Aliji  | 02.10.2025 - Përdıtësım : 02.10.2025
Studentët tubohen në Madrid në mbështetje të Flotiljes Globale "Sumud"

Shkup

Studentët u mblodhën sot në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, për të protestuar në solidaritet me Palestinën dhe për të mbështetur Flotiljen Globale "Sumud", e cila u shënjestrua nga sulmet izraelite, raporton Anadolu.

Protestuesit marshuan në Madrid duke kërkuar fundin e bllokadës në Rripin e Gazës nga Izraeli dhe për mbrojtje ndërkombëtare. Demonstrata të ngjashme u mbajtën në 35 qytete në të gjithë Spanjën, duke reflektuar mbështetje të gjerë publike për flotiljen dhe kauzën palestineze.

Forcat detare izraelite sulmuan flotiljen ndërkombëtare të ndihmës që shkonte për në Rripin e rrethuar të Gazës dhe arrestuan 317 aktivistë që ishin në bord, thanë organizatorët.

Aktivistët në bordin e anijeve të sulmuara nga Izraeli ishin të kombësive të ndryshme, përfshirë spanjollë, italianë, brazilianë, turq, grekë, amerikanë, gjermanë, suedezë, qytetarë britanikë dhe francezë, dhe shumë të tjerë.

Ministria e Jashtme izraelite tha në kompaninë amerikane të mediave sociale X se aktivistët e ndaluar janë dërguar në portin Ashdod të Izraelit, nga i cili do të deportohen në Evropë.

Gjurmuesi zyrtar i flotiljes tregoi se 21 anije u sulmuan nga forcat izraelite ndërsa 23 të tjera ishin në rrugë drejt Gazës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın