Studentët e Cambridge-it në protestë, i kërkojnë universitetit të ndërpresë lidhjet me kompanitë izraelite
Studentët ngritën tenda nën "Pemën e Newton-it", duke kërkuar që universiteti të ndërpresë lidhjet e investimeve me kompanitë izraelite dhe ato që mbështesin Izraelin ose i shesin armë

Shkup
Studentët në Universitetin e Cambridge-it në Britani të Madhe nisën një protestë, duke kërkuar që shkolla të ndërpresë lidhjet e saj të investimeve me kompanitë izraelite dhe ato që mbështesin Izraelin ose i shesin armë, raporton Anadolu.
Studentët ngritën tenda nën "Pemën e Newton-it" në Kolegjin Trinity, pema prej ku ra molla mbi kokën e shkencëtarit Isaac Newton, i cili zbuloi gravitetin.
Në përgjigje, administrata e kolegjit e rrethoi pemën me panele druri dhe një barrikadë të mbuluar me mushama, për të bllokuar pamjen e zonës së protestës si dhe për të kërkuar ndërprerjen e demonstratës.
Pas kësaj, studentët i çmontuan tendat e tyre dhe vazhduan protestën duke i ngritur ato përsëri në Kolegjin St John’s.
Muajin e kaluar, Kolegji King's në Cambridge është bërë institucioni i parë i Oxbridge në Mbretërinë e Bashkuar që është zotuar të heqë dorë plotësisht nga miliona paundë nga industria e armëve dhe kompanitë e përfshira në pushtimin e paligjshëm të Palestinës deri në fund të vitit kalendarik.
Pothuajse një vit fushatash të vazhdueshme nga grupet e aktivistëve studentorë, së bashku me lëvizjet më të gjera të solidaritetit palestinez.
Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli ka ndërmarrë një ofensivë shkatërruese në Gaza që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë gati 54.500 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun e urisë midis më shumë se 2 milionë banorëve të enklavës.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.