Strehimoret e Brukselit pranojnë 2 të porsalindur çdo muaj, ndërsa kriza me mungesë të strehimit përkeqësohet
Pavarësisht rritjes së kërkesës, organizata më e madhe e të pastrehëve në Bruksel, Samusocial, tha se po përballet me kufizime të rënda të kapacitetit
Bruksel
Organizata më e madhe e të pastrehëve në Bruksel, Samusocial, tha të hënën se po përpiqet të përballojë një numër në rritje të të porsalindurve dhe fëmijëve të vegjël që kërkojnë strehim emergjent, pasi mungesa e kapaciteteve e detyron atë të refuzojë familjet, transmeton Anadolu.
Grupi ka marrë 150 foshnje nën një vjeç që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave të publikuara në kuadër të fushatës së saj të re ndërgjegjësuese mbi kushtet e fëmijëve që jetojnë në rrugë ose në strehimore të përkohshme, raportoi agjencia e lajmeve "Belga".
Samusocial tha se 28 nga këto foshnje u sollën direkt nga repartet e maternitetit. Trende të ngjashme u raportuan edhe në vitet e mëparshme, me 243 foshnje nën një vjeç të pranuara midis qershorit 2024 dhe majit 2025.
Të miturit aktualisht zënë rreth një të katërtën e 1.100 shtretërve të Samusocial.
Pavarësisht rritjes së kërkesës, Samusocial tha se po përballet me kufizime të rënda të kapacitetit. Që nga shtatori, ka refuzuar 2.161 persona, përfshirë 613 familje, për shkak të mungesës kronike të hapësirës.
"Në një shtet social, ne thjesht nuk mund të pranojmë nënat me fëmijë të vegjël, madje edhe foshnje, që përfundojnë në rrugë", tha drejtoresha e Samusocial, Sarah de Liamchine.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
