Bota

Stoltenberg: Siguria e Evropës është e pamundur pa Turqinë

"Nuk është e mundur të ofrohet siguria për Evropën pa vende të tilla si Turqia e cila ka një rol kyç në çështjen e luftës kundër terrorizmit", tha Stoltenberg

Şerife Çetin  | 12.11.2018 - Përdıtësım : 13.11.2018
Stoltenberg: Siguria e Evropës është e pamundur pa Turqinë

Berlin

BERLIN (AA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk është e mundur të ofrohet siguria për Evropën pa Turqinë e cila ka një rol kyç në luftën kundër terrorizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim në institucionin "German Atlantic Society" në Gjermani, Stoltenberg ka theksuar se vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian (BE) luajnë një rol të rëndësishëm në sigurinë e Evropës.

Stoltenberg tha se mirëpret përpjekjet e vetë Evropës për të përmirësuar aftësitë e saj të mbrojtjes dhe shtoi se kjo do të forconte NATO-n nëse ajo bëhet në një mënyrë që forcon marrëdhëniet transatlantike. 

Ai ka tërhequr vëmendjen se pas ndarjes së Britanisë nga BE, 80 për qind e mbrojtjes së NATO-s do të përballohet nga vendet jo-anëtare të BE-së.

Turqia po lufton kundër destabilitetit në Irak dhe Siri, tha Stoltenberg, duke theksuar se "nuk është e mundur të ofrohet siguria për Evropën pa vende të tilla si Turqia e cila ka një rol kyç në çështjen e luftës kundër terrorizmit".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın