Bota

Starlink bëhet funksional edhe në Katar

Starlink kishte njoftuar më parë se kishte filluar të ofronte shërbime edhe në Kosovë

Ali Altunkaya  | 08.07.2025 - Përdıtësım : 08.07.2025
Starlink bëhet funksional edhe në Katar

Doha

Rrjeti privat satelitor i internetit Starlink i miliarderit amerikan Elon Musk, tani është funksional edhe në Katar, transmeton Anadolu.

Këtë e ka bërë të ditur vet Musk, pronari i kompanisë hapësinore amerikane SpaceX, i cili shkroi në rrjetet sociale se "Starlink tani edhe në Katar".

Qatar Airways njoftoi më parë se do të fillonte pajisjen e flotës së saj me Starlink, duke u ofruar pasagjerëve Wi-Fi falas dhe ultra të shpejtë në fluturime të caktuara.

Starlink kishte njoftuar më parë se kishte filluar të ofronte shërbime edhe në Kosovë.

SpaceX planifikon të ndërtojë një rrjet prej 12.000 satelitësh në orbitën e Tokës me satelitët e saj Starlink. Projekti pritet të përfundojë në vitin 2027.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın