Bota

Sri Lanka nis operacionin për shpëtimin e një anijeje iraniane

30 anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan ndërsa njoftohet se në bord kishte 180 persona në kohën e incidentit

Islam Uddin  | 04.03.2026 - Përdıtësım : 04.03.2026
Sri Lanka nis operacionin për shpëtimin e një anijeje iraniane

Stamboll

Marina dhe forca ajrore e Sri Lankës nisën sot një operacion të përbashkët shpëtimi pasi një anije detare iraniane, IRIS Dena, u fundos në bregun jugor pranë qytetit Galle, transmeton Anadolu.

Incidenti ndodhi brenda ujërave territoriale të Sri Lankës, duke nxitur një reagim të menjëhershëm nga Marina e Sri Lankës dhe Forca Ajrore e Sri Lankës, raportoi "Daily Mirror", duke cituar një zyrtar të marinës.

Sipas një zëdhënësi të marinës, operacioni u përqendrua në evakuimin e anëtarëve të ekuipazhit pasi anija lëshoi thirrje për ndihmë duke raportuar se ishte goditur.

IRIS Dena është një fregatë e klasit Moudge që shërben në Flotën Jugore të Marinës Iraniane.

Tridhjetë anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan dhe u shtruan në spitalin "Karapitiya" në Galle, thanë autoritetet.

Raportet tregojnë se të paktën 180 persona ishin në bord të anijes në kohën e incidentit.

Anija luftarake iraniane kishte marrë pjesë së fundmi në stërvitjen detare shumëkombëshe "MILAN 2026" dhe shqyrtimin e flotës të mbajtur në Visakhapatnam, Indi, përpara se të ndodhte incidenti.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın