Spanjë, në sheshet e 12 qyteteve u mbajtën protesta në mbështetje të Palestinës
Në protestën e mbajtur në sheshin "Sol" në Madrid, demonstruesit mbajtën pankarta me mbishkrimin "Ndaloni gjenocidin" dhe brohoritën slogane si "Palestina e Lirë " dhe "Izraeli vrasës"

Madrid
Në Spanjë u mbajtën protesta në mbështetje të Palestinës në sheshet e 12 qyteteve, veçanërisht në kryeqytetin Madrid, raporton Anadolu.
Mijëra njerëz protestuan kundër gjenocidit të Izraelit në Rripin e Gazës në protestat e organizuara me iniciativën e Rrjetit të Solidaritetit Kundër Pushtimit të Palestinës (Rescop), një organizatë e shoqërisë civile që mbështet Palestinën.
Në protestën e mbajtur në sheshin "Sol" në Madrid, demonstruesit mbajtën pankarta me mbishkrimin "Ndaloni gjenocidin" dhe brohoritën slogane si "Palestina e Lirë " dhe "Izraeli vrasës".
Duke kërkuar fundin e tregtisë së armëve dhe pezullimin e të gjitha marrëdhënieve me Izraelin, protestuesit bënë thirrje për mbështetje për Flotiljen Globale "Sumud", e cila po shkon drejt Gazës.
Në fjalimet e mbajtura në protesta vëmendja u tërhoq mbi fillimin e vitit të ri akademik në Spanjë, ashtu si në shumë vende evropiane dhe iu bë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime kundër vrasjes, lëndimit dhe vjedhjes së të ardhmes së fëmijëve të Gazës në sulmet izraelite.
Përveç Madridit, protesta u mbajtën edhe në Alicante, Barcelonë, Cadiz, Cordoba, Logrono, Murcia, Pamplona, Seville, Valencia, Valladolid dhe Zaragoza.
Ndërkohë, qeveria spanjolle në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, miratoi paketën e sanksioneve me nëntë pika kundër Izraelit, të njoftuar dje nga kryeministri Pedro Sanchez.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.