Spanja lufton me zjarret në veri, ndërsa nxehtësia ekstreme përfshin vendin
Deri më tani këtë vit, zjarret kanë shkatërruar rreth 36 mijë hektarë pyje në të gjithë Spanjën

Shkup
Spanja vazhdon të luftojë me zjarret në rajonet e saj veriore, ndërsa vendi është përfshirë nga nxehtësia ekstreme, raporton Anadolu.
Zjarret në Leon, Ourense, Navarra dhe Avila pas dy ditësh po vihen gradualisht nën kontroll, duke lejuar më shumë se 1.500 njerëz të evakuuar si masë paraprake të kthehen në shtëpi.
Autoritetet lokale dhe ekipet e Mbrojtjes Civile thanë se zona më sfiduese mbetet rreth Leonit, ku zjarret janë ende aktive në pesë lokacione.
Deri më tani këtë vit, zjarret kanë shkatërruar rreth 36 mijë hektarë pyje në të gjithë Spanjën.