Spanja kërkon që BE-ja të vazhdojë sanksionet kundër Izraelit
"Në Gaza nuk mund të lejohet një konflikt i përhershëm i cili do të minonte armëpushimin, do të prishte rrjedhën e ndihmës humanitare dhe, mbi të gjitha, do të pengonte një të ardhme normale për palestinezët", tha Albares

Madrid
Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, i kërkoi Bashkimit Evropian (BE) të vazhdojë të mbajë sanksionet mbi tryezë kundër Izraelit derisa të konsolidohet çdo fazë e marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit, transmeton Anadolu.
Duke folur për shtypin përpara Takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, Albares vlerësoi situatën në Rripin e Gazës.
"Ende nuk kemi arritur gjëra të mëdha për çështjen e arritjes së qëllimeve që kemi përcaktuar. Lirimi i të gjithë pengjeve dhe shpërndarja e ndihmës humanitare nuk janë siguruar ende. Është një proces shumë i ri dhe siç e kemi parë, shumë i brishtë", tha Albares.
Duke theksuar se BE-ja aktualisht është larg të qenit në gjendje të heqë sanksionet kundër izraelitëve që pushtojnë tokën palestineze në Bregun Perëndimor, Albares bëri thirrje për një prani më të madhe të BE-së në Rripin e Gazës për të siguruar stabilitetin e marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit.
Ministri i Jashtëm spanjoll, Albares, deklaroi se sanksionet e BE-së kundër Izraelit duhet të vazhdojnë të mbeten në tryezë.
"Në Gaza nuk mund të lejohet një konflikt i përhershëm i cili do të minonte armëpushimin, do të prishte rrjedhën e ndihmës humanitare dhe, mbi të gjitha, do të pengonte një të ardhme normale për palestinezët", tha Albares,.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.