Bota

Spanjë, lava e vullkanit në ishullin La Palma për 33 ditë shkatërroi 2.185 ndërtesa

Numri i personave që kanë braktisur shtëpitë e tyre ka shkuar në mbi 8 mijë

Şenhan Bolelli  | 21.10.2021 - Përdıtësım : 22.10.2021
Spanjë, lava e vullkanit në ishullin La Palma për 33 ditë shkatërroi 2.185 ndërtesa Foto: Marcos Moreno / AA

Madrid

Llava nga vullkani Cumbre Vieja në ishullin La Palma të arkipelagut Kanare në jugperëndim të Spanjës, në një periudhë 33-ditore ka shkatërruar 2.185 ndërtesa, shumica shtëpi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të përditësuara nga Sistemi i Imazheve Satelitore (Copernicus) të Bashkimit Evropian, njoftohet se lavët e vullkanit dogjën 2.185 ndërtesa dhe se aktualisht 76 shtëpi ndodhen në situatë të rrezikuar.

Lava e cila derdhet nga dy anë e vullkanit i cili është aktiv që nga 19 shtatori, ka mbuluar në ishull një sipërfaqe prej 866 hektarësh.

Po ashtu nën lavë ka mbetur edhe rrugë prej 62,6 kilometrash në rajon.

Lava, e cila ka mbërritur edhe në vendbanimin La Laguna, dogji shkollën dhe pikën e karburantit që ndodhet në këtë zonë. Zyrtarët njoftuan se lënda djegëse në karburant është evakuuar më parë me qëllimin e masave paraprake.

Mbi 1.200 persona që nga dje janë evakuuar nga vendbanimet e tyre të cilat janë të kërcënuara nga lava, temperatura e së cilës arrin deri në 1.150 gradë celsius. Ndërkohë, theksohet se ka tejkaluar në mbi 8 mijë numri i personave që kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Teksa prej një muaji e gjysmë vazhdojnë tërmetet në La Palma, Instituti Kombëtar Gjeografik bëri të ditur se në 12 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 38 tërmete, prej të cilëve më i madhi 4,3 ballë.

Ekspertët nuk presin që vullkani të shuhet në një kohë të shkurtër.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.