Spanjë, zjarri përfshin një pikë grumbullimi për skrap pranë Madridit
Zyrtarët konfirmuan se nuk janë raportuar të lënduar ndërsa operacionet për shuarjen e zjarrit po vazhdojnë
Tiranë
Një zjarr shpërtheu sot në një pikë grumbullimi për skrap në San Martin de la Vega, pranë kryeqytetit të Spanjës, Madrid, raporton Anadolu.
Flaka preku një ndërtesë dhe disa automjete në vendngjarje, njoftoi Shërbimi i Informacionit të Emergjencave të Madridit.
Zyrtarët konfirmuan se nuk janë raportuar të lënduar ndërsa operacionet për shuarjen e zjarrit po vazhdojnë.
