Bota

Spanjë, studentët e universiteteve bojkotojnë mësimet në mbështetje të Palestinës

Protestuesit valëvitnin flamuj palestinezë dhe mbanin banderola duke kërkuar drejtësi, ndërsa brohorisnin slogane si "Paqe", "Rroftë lufta e popullit palestinez", "Palestina e lirë" dhe "Izraeli vrasës"

Abdulbesar Ademi  | 15.10.2025 - Përdıtësım : 15.10.2025
Spanjë, studentët e universiteteve bojkotojnë mësimet në mbështetje të Palestinës Foto: Burak Akbulut/AA

Shkup

Mijëra studentë universitetesh në të gjithë Spanjën bojkotuan mësimet për të shprehur solidaritet me Palestinën dhe për të protestuar kundër Izraelit, raporton Anadolu.

Në Madrid, studentët u mblodhën në Sheshin Puerta del Sol në përgjigje të një thirrjeje nga Unioni i Studentëve nën sloganin "Ndaloni gjenocidin kundër popullit palestinez".

Protestuesit valëvitnin flamuj palestinezë dhe mbanin banderola duke kërkuar drejtësi, ndërsa brohorisnin slogane si "Paqe", "Rroftë lufta e popullit palestinez", "Palestina e lirë" dhe "Izraeli vrasës".

Demonstrata të ngjashme u raportuan edhe në disa qytete të tjera spanjolle si pjesë e lëvizjes së grevës studentore në mbështetje të palestinezëve.

Javën e kaluar, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kishin rënë dakord për fazën e parë të një plani që ai paraqiti më 29 shtator për të sjellë një armëpushim në Gaza, për të liruar të gjitha pengjet izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe për një tërheqje graduale të forcave izraelite nga e gjithë enklava.

Faza e parë e marrëveshjes hyri në fuqi të premten, ndërsa daza e dytë e planit kërkon krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës në Gaza, pa pjesëmarrjen e Hamasit, formimin e një force shumëkombëshe dhe çarmatimin e Hamasit.

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 68 mijë palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e kanë kthyer enklavën praktikisht në të pabanueshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.