Bota

Spanjë, evakuohen mbi 10 mijë mijë njerëz për shkak të zjarreve pyjore

Të paktën 34 fshatra u evakuuan si pasojë e përhapjes së flakëve nga zjarret pyjore përreth qyteteve Leon dhe Zamora të rajonit autonom Castile dhe Leon në pjesën veriperëndimore të vendit

Şenhan Bolelli  | 14.08.2025 - Përdıtësım : 14.08.2025
Spanjë, evakuohen mbi 10 mijë mijë njerëz për shkak të zjarreve pyjore

Madrid

Për shkak të zjarreve që kanë prekur rajonet veriperëndimore dhe jugperëndimore të Spanjës, janë evakuuar më shumë se 10 mijë njerëz ndërsa ka patur ndërprerje në transportin rrugor dhe hekurudhor, raporton Anadolu.

Të paktën 34 fshatra u evakuuan si pasojë e përhapjes së flakëve nga zjarret pyjore përreth qyteteve Leon dhe Zamora të rajonit autonom Castile dhe Leon në pjesën veriperëndimore të vendit.

Gati 8 mijë njerëz e kaluan natën jashtë shtëpive të tyre në rajon, ku zjarret vazhdojnë në gjashtë lokacione. Zjarret rreth qytetit Ourense, në rajonin autonom të Galicias, po vazhdojnë për të pestën ditë.

Afërsisht një mijë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve pyjore për të cilët edhe ushtarët po ofrojnë mbështetje ndaj përpjekjeve për shuarjen e tyre.

Sipas lajmeve në mediat kombëtare, në punimet për përpjekjet e shuarjes së zjarreve në të gjithë vendin janë mobilizuar 1.200 ushtarë. Drejtoria e Përgjithshme e Trafikut të Spanjës njoftoi mbylljen e 13 autostradave në zonat e prekura, nga veriu në jug.

Gjithashtu janë pezulluar shërbimet e trenave me shpejtësi të lartë Madrid-Galicia. Lufta kundër zjarreve vazhdon edhe në rajonin autonom Ekstremadura në jug të vendit.

Autoritetet lokale raportuan se afërsisht 900 persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre në këtë zonë. Më shumë se 100 persona u evakuuan gjithashtu nga shtëpitë e tyre në Plasencia.


- Spanja kërkon ndihmë nga BE-ja

Qeveria spanjolle ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian (BE) për të shuar zjarret në pyje. Ministri i Brendshëm Fernando Grande Marlaska tha se BE-ja do të dërgojë dy avionë zjarrfikës (Canadair).

Dy persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur, tre prej tyre rëndë, gjatë përpjekjeve për të shuar zjarret në pyje në Spanjë gjatë dy ditëve të fundit.

Spanja, ku afërsisht 50 mijë hektarë pyje janë djegur që nga fillimi i gushtit, po përjeton zjarret më të mëdha në vitet e fundit.


- Zjarret në Portugali

Gjendja e alarmit e shpallur në Portugali më 3 gusht dhe e zgjatur dy herë për të luftuar me zjarret pyjore do të përfundojë në mbrëmjen e 15 gushtit.

Zjarret në Tabocao në veri të vendit janë vënë nën kontroll ndërsa janë intensifikuar përpjekjet për të shuar zjarret pyjore që po vazhdojnë në Arganil.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.