Sot në Stamboll hapet "Forumi Ndërkombëtar i Familjes", pjesëmarrës ministra nga 26 vende
Forumi po organizohet në kuadër të vitit 2025, të shpallur si "Viti i Familjes", ndërsa në këtë ngjarje do të marrin pjesë ministrat përgjegjës për çështjet e familjes nga 26 vende të ndryshme

Shkup
Sot në Stamboll fillon Forumi Ndërkombëtar i Familjes, i organizuar nga Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale e Turqisë, raporton Anadolu.
Forumi po organizohet në kuadër të vitit 2025, të shpallur si "Viti i Familjes", ndërsa në këtë ngjarje do të marrin pjesë ministrat përgjegjës për çështjet e familjes nga 26 vende të ndryshme.
Forumi synon forcimin e bashkëpunimit global për të mbrojtur dhe forcuar strukturën familjare përballë sfidave të përbashkëta si digjitalizimi, ndryshimet kulturore dhe rënia demografike.
Ngjarja do të hapet nga ministrja turke Mahinur Özdemir Göktaş, ndërsa në mbyllje pritet të marrë fjalën edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, gjithashtu do të jetë e pranishme në aktivitet.
Gjatë forumit do të zhvillohen katër panele tematike, duke përfshirë çështje si ndikimi i teknologjisë në familje, përfaqësimi i familjes në media dhe efektet e krizave globale në jetën familjare. Do të mbahet edhe një takim mes ministrave, ku do të trajtohen politikat familjare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Pjesë e forumit do të jenë gjithashtu një ekspozitë interaktive me temën "Të gjitha familjet e lumtura i ngjajnë njëra-tjetrës" dhe një panair kushtuar sipërmarrësve të frymëzuar nga familja. Këto aktivitete do të ofrojnë mundësi për shkëmbim përvojash dhe nisma të suksesshme nga vende të ndryshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.