Bota

Sondazh në Poloni, vetëm 8 për qind e qytetarëve mendojnë se vendi i tyre është gati për luftë me Rusinë

Bëhet e ditur se 75 për qind e të anketuarve kanë theksuar se NATO duhet të forcojë krahun e saj lindor

Eren Beksaç  | 27.06.2025 - Përdıtësım : 27.06.2025
Sondazh në Poloni, vetëm 8 për qind e qytetarëve mendojnë se vendi i tyre është gati për luftë me Rusinë

Prishtinë

Një anketë e zhvilluar në Poloni zbuloi se vetëm 8 për qind e qytetarëve besojnë se vendi i tyre është i përgatitur për luftë me Rusinë ndërsa 9 për qind besojnë se ushtria e saj është e pajisur në mënyrë të përshtatshme për një skenar të tillë, transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit publik të Polonisë, TVP World, sondazhi u realizua nga kompania publike e sondazheve IBRiS për faqen e lajmeve "Defence24" dhe "Fondacionin Stand with Ukraine".

Bëhet e ditur se 75 për qind e të anketuarve kanë theksuar se NATO duhet të forcojë krahun e saj lindor. Ndërsa 12 për qind kanë thënë se ka probabilitet të lartë që Rusia të sulmojë Poloninë dhe 23 për qind do të dalin vullnetarë për t'u rekrutuar nëse vendi i tyre sulmohet.

Në anketë 67 për qind e pjesëmarrësve kanë thënë se Polonia duhet të ndihmojë nëse Rusia sulmon një vend të NATO-s ndërsa 57 për qind thanë se SHBA-ja do të ndihmojë nëse vendi i tyre sulmohet.

Vetëm 8 për qind e polakëve besojnë se vendi është i përgatitur për luftë me Rusinë ndërsa 9 për qind e pjesëmarrësve thanë se mendojnë që ushtria është e pajisur mjaftueshëm për një skenar të tillë.

- Ukraina

Lidhur me luftën në Ukrainë, 52 për qind e pjesëmarrësve në anketë thanë se Polonia duhet t'i ofrojë mbështetje politike vendit në platformat ndërkombëtare dhe 35 për qind e tyre thanë se duhet të vazhdojë mbështetjen e saj ekonomike.

Sipas anketës, 37 për qind e pjesëmarrësve mbështetën anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe 35 për qind mbështetën anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian (BE).

Më tej thuhet se 5 për qind e pjesëmarrësve mendojnë se ndihma ushtarake për Ukrainën duhet të rritet, 35 për qind thanë se duhet të mbetet në nivelin e saj aktual dhe 46 për qind thanë se duhet të reduktohet ose të ndalet krejtësisht.

Shumica e pjesëmarrësve në anketë thanë se lufta mund të zgjasë me vite ndërsa numri i atyre që panë probabilitet të lartë që Ukraina të fitonte është mjaft i ulët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın