Sondazh, 45 për qind e amerikanëve nuk e mbështesin sulmin e mundshëm ajror kundër Iranit
WSJ anketoi 1.000 qytetarë amerikanë dhe i pyeti nëse mbështesin apo jo sulmet e mundshme ajrore ndaj Iranit. Nga ata që morën pjesë në anketë, 45 për qind thanë se janë kundër sulmit

Ankara
Sipas një sondazhi të gazetës "Wall Street Journal" (WSJ) me seli në SHBA, 45 për qind e amerikanëve nuk e mbështesin sulmin e mundshëm ajror të vendit të tyre ndaj Iranit, transmeton Anadolu.
WSJ anketoi 1.000 qytetarë amerikanë dhe i pyeti nëse mbështesin apo jo sulmet e mundshme ajrore ndaj Iranit.
Nga ata që morën pjesë në anketë, 45 për qind thanë se janë kundër sulmit.
Ndërsa 30 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk janë të sigurt ndërsa 25 për qind e tyre thanë se mbështesin sulmet e mundshme ajrore ndaj Iranit.
- Dy të tretat e demokratëve janë kundër
Dy të tretat e demokratëve që morën pjesë në sondazh thanë se kundërshtojnë sulmet e mundshme ajrore ndaj Iranit.
Sondazhi tregon se 47 për qind e republikanëve thanë se mbështesin sulmet, 24 për qind janë kundër tyre ndërsa 29 për qind nuk kanë mendim për këtë temë.
Shtatë nga çdo 10 persona që morën pjesë në anketë thanë se janë të informuar për sulmet e Izraelit ndaj Iranit.
Më tej thuhet se 39 për qind e të anketuarve janë shumë të shqetësuar për mundësinë e përfshirjes së SHBA-së në një luftë në shkallë të plotë me Iranin ndërsa 43 për qind thanë se janë pjesërisht të shqetësuar.
Ndërkohë 70 për qind e të anketuarve e shohin programin bërthamor të Iranit si kërcënim për SHBA-në.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.