Bota

Somali, shpërthim i fuqishëm në hyrjen e ndërtesës së Parlamentit

Në pikën e kontrollit të sigurisë në hyrjen e ndërtesës së Parlamentit në kryeqytetin Mogadishu ka shpërthyer një mjet i ngarkuar me lëndë plasëse

Adam Abu-bashal, Abdirahman Mugare  | 13.02.2021 - Përdıtësım : 14.02.2021
Somali, shpërthim i fuqishëm në hyrjen e ndërtesës së Parlamentit

Abuja

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në pikën e kontrollit të sigurisë në hyrjen e ndërtesës së Parlamentit në Somali, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që AA ka marrë nga burimet e sigurisë, mësohet se në pikën e kontrollit të sigurisë në hyrjen e ndërtesës së Parlamentit në kryeqytetin Mogadishu ka shpërthyer një mjet i ngarkuar me lëndë plasëse.

Pas shpërthimit në zonë janë dërguar forca të sigurisë. Autorësia e sulmit ende nuk është marrë përsipër nga askush.

Organizata terroriste Al-Shabaab shpeshherë kryen sulme ku vendos në objektiv forcat e sigurisë dhe vendbanimet civile në vend.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın