Bota

Sllovenia vendos sanksione ndaj Milorad Dodikut, i ndalon hyrjen në vend

Zëvendëskryeministri i Sllovenisë, Matej Arçon deklaroi se sanksione të ngjashme kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ende nuk janë diskutuar

Vesna Besic  | 11.09.2025 - Përdıtësım : 11.09.2025
Sllovenia vendos sanksione ndaj Milorad Dodikut, i ndalon hyrjen në vend

Lubljanë

Qeveria e Sllovenisë miratoi sot propozimin për t'i ndaluar hyrjen në vend Milorad Dodikut, njoftoi zëvendëskryeministri Matej Arçon pas seancës, raporton Anadolu.

Ai tha se arsyet e vendimit janë sekrete. Arçon shtoi se sanksione të ngjashme kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ende nuk janë diskutuar.

Pasi qeveria urdhëroi Ministrinë e Punëve të Jashtme të plotësojë materialin mbi ndalimin e hyrjes së Milorad Dodikut në Slloveni dy javë më parë, dhe javën e kaluar nuk e përfshiu këtë pikë në rendin e ditës të seancës, sot konfirmoi vendosjen e sanksioneve.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës ka shpallur zgjedhje të parakohshme për presidentin e entitetit të BeH-së, Republikës Sërpska (RS), për 23 nëntor 2025. Kushtet për shpalljen e tyre u përmbushën pas vendimit përfundimtar të Gjykatës së BeH-së, e cila e dënoi presidentin e RS me një vit burg dhe ia ndaloi atij të mbante detyrën e presidentit të RS për gjashtë vjet.

KQZ-ja e BeH-së i hoqi mandatin Dodikut në një seancë më 6 gusht të këtij viti ndërsa vendimi i komisionit zgjedhor u konfirmua nga Gjykata e Apelit të BeH-së.

Përveç SHBA-së, edhe Britania e Madhe, Gjermania, Austria, Polonia dhe Lituania kanë vendosur tashmë ndalime udhëtimi dhe ngrirje asetesh kundër Dodikut, familjes së tij dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë të Republikës Sërpska.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın