Bota

Sllovenia i bën thirrje Izraelit të sigurojë qasje të pakufizuar të ndihmës humanitare në Gaza

- "Sllovenia i bën thirrje Izraelit të respektojë detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të lejojë menjëherë shpërndarjen e papenguar të ndihmës humanitare në Gaza", tha ministria sllovene

Lejla Biogradlija  | 24.07.2025 - Përdıtësım : 25.07.2025
Sllovenia i bën thirrje Izraelit të sigurojë qasje të pakufizuar të ndihmës humanitare në Gaza

Ankara

ANKARA (AA) - Duke theksuar përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza, Sllovenia i bëri thirrje Izraelit që urgjentisht të dërgojë ndihmë humanitare në Gaza pa pengesa, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë në rrjetin e saj social X tha se situata humanitare në Gaza, ku Izraeli ka intensifikuar sulmet e tij, është përkeqësuar.

"Sllovenia i bën thirrje Izraelit të respektojë detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të lejojë menjëherë shpërndarjen e papenguar të ndihmës humanitare në Gaza", tha ministria sllovene.

Ministria gjithashtu theksoi se institucionet e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizatat joqeveritare duhet të lejohen të veprojnë në Gaza pa kufizime.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın