Bota

Sllovenia bën thirrje për veprim për sigurimin e paqes në Lindjen e Mesme

- "U bëj thirrje vendeve anëtare të njohin Palestinën, të ofrojnë ndihmë humanitare dhe të inkurajojnë dialogun për paqe", tha ministrja e Jashtme sloovene, Tanja Fajon

Lejla Biogradlija  | 29.07.2025 - Përdıtësım : 30.07.2025
Sllovenia bën thirrje për veprim për sigurimin e paqes në Lindjen e Mesme

Ankara

ANKARA (AA) - Sllovenia bëri thirrje për veprim për sigurimin e paqes në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Ministrja e Jashtme sllovene Tanja Fajon foli në një konferencë për media të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të Nivelit të Lartë me temën për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të çështjes palestineze dhe zbatimin e zgjidhjes me dy shtete.

Ajo u bëri thirrje shteteve anëtare të OKB-së të ndërmarrin veprime kundër Izraelit. "Nevojiten guxim dhe respekt. U bëj thirrje vendeve anëtare të njohin Palestinën, të mbështesin Autoritetin Palestinez, të ofrojnë ndihmë humanitare dhe të inkurajojnë dialogun për paqe. Njohja e Palestinës është përgjegjësi e të gjithëve ne", tha Fajon.

"Historia që do të shkruajë brezi i sotëm do të përcaktojë se si do të sigurohet paqja në Lindjen e Mesme. Ajo që shkruan historinë është ose veprimi ose mosveprimi. Sllovenia zgjodhi të ndërmarrë veprime ndërsa kjo histori po shkruhej", theksoi kryediplomatja sllovcene.

Duke rikujtuar se Sllovenia e njohu Palestinën në qershor 2024, Fajon tha se ata po punojnë për të siguruar që edhe vendet e tjera të marrin vendime të ngjashme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın