Bota

Slloveni, studentët zhvilluan protestë në mbështetje të Palestinës

Studentët brohorisnin slogane të tilla si "Palestina do të jetë e lirë" dhe "Palestina e lirë nga lumi në det" dhe mbanin pankarta ku shkruhej "Stop gjenocidit" dhe "Sanksione kundër Izraelit"

Ahmet Nurduhan  | 09.05.2024 - Përdıtësım : 09.05.2024
Slloveni, studentët zhvilluan protestë në mbështetje të Palestinës Foto: Janez Zalaznik / AA

Ljubljanë

Studentët e Universitetit të Lubjanës në Slloveni, mbajtën protestë në mbështetje të Palestinës, e cila është nën sulmet izraelite, raporton Anadolu.

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Lubjanës u mblodhën në sallën e leksioneve në universitet.

Duke protestuar në mbështetje të Palestinës, studentët sllovenë i kërkuan universitetit të tyre të ndërpresë bashkëpunimin me Universitetin e Bar Ilan të Izraelit.

Studentët brohorisnin slogane të tilla si "Palestina do të jetë e lirë" dhe "Palestina e lirë nga lumi në det" dhe mbanin pankarta ku shkruhej "Stop gjenocidit" dhe "Sanksione kundër Izraelit".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın