Bota

Skocezja Julieta Lorena Martinez pranon Islamin pasi u frymëzua nga seriali "Osmani"

"Isha thellësisht e impresionuar nga tregimet, historia dhe informacioni rreth Islamit. Kjo më bëri të lexoja Kuranin dhe dy vjet pasi pashë serialin 'Osmani', shqiptova shahadetin dhe u bëra muslimane", tha Martinez

Aişe Hümeyra Akgün  | 07.10.2025 - Përdıtësım : 07.10.2025
Skocezja Julieta Lorena Martinez pranon Islamin pasi u frymëzua nga seriali "Osmani" Burimi: Bozdağ Film

Stamboll

Skocezja Julieta Lorena Martinez, pranoi Islamin pasi u frymëzua nga seriali "Osmani" (Kuruluş Osman), i cili u transmetohet në televizionin turk ATV, raporton Anadolu.

Sipas një deklarate nga kompania e produksionit Bozdağ Film, Martinez u interesua për kulturën turke ndërsa shikonte serialin dhe vendosi të konvertohej në Islam pasi kreu kërkime.

Martinez erdhi në Stamboll dhe vizitoi sheshxhirimet e filmit të kompanisë Bozdağ si dhe vendet ku u xhirua seriali dhe madje pati mundësinë të shihte fisin Kayı në sheshxhirim.

Martinez e cila ka vendosur edhe mbulesën e shamisë, në një deklaratë pas vizitës shpjegoi se filloi të shikonte seriale turke gjatë pandemisë së COVID-19.

"Isha thellësisht e impresionuar nga tregimet, historia dhe informacioni rreth Islamit, për të cilat nuk kisha dëgjuar kurrë më parë. Kjo më bëri të lexoja Kuranin dhe dy vjet pasi pashë serialin 'Osmani', shqiptova shahadetin dhe u bëra muslimane", shtoi ajo.

Martinez tha se ardhja në sheshxhirimet e Bozdağ-ut ishte një udhëtim shpirtëror për të. "I falënderoj vërtet sheshxhirimet e Bozdağ-ut që më sollën përsëri në jetë. Ndihem plotësisht si e ripërtërirë. Më pëlqeu shumë kjo", u shpreh ajo.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.